Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka zhvilluar ditën e sotme takime me biznesmenë të qytetit të Korçës të cilët kanë dalë në mbështetje të banorve të prekur nga tërmeti.

Postimi i Braimllarit:

Dua të falenderoj për solidaritetin dhe angazhimin e tij Medi Nako aktivist i LSI Korçë, pronarin e “Residencës Medi Nako” ne Korçë i cili hapi derën dhe priti 51 banorë nga Durrësi të prekur nga tërmeti i dt 26. Eshtë koha për solidaritet dhe përgjegjësi konkrete në shërbim të banorëve të prekur nga kjo fatkeqësi.