Një sherr në familje ka ndodhur në Maliq të Korçës mes babit dhe vajzës.

Policia thotë se ka filluar procedimin penal për babë e bijë, përkatësisht 54 dhe 16 vjeçe.

Procedimi ndaj tyre filloi pasi, në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasi A.C., e ka keqtrajtuar vajzën e tij, e cila më pas e ka goditur këtë të fundit, me një mjet të mprehtë në parakrah. Ky shtetas pas mjekimit të marrë në Spitalin e Korçës, u dërgua në Tiranë për mjekim të specializuar, ndërsa shtetasja K.C., u pajis me urdhër-mbrojtje.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.