Komisioni kombëtar shëndetësor kinez ka përditësuar numrin e të vdekurve nga koronavirus, duke regjistruar 636 viktima ndërsa numri i të prekurve shkon në më shumë se 30 mijë.

Rastet e konfirmuara me te infektuar sipas përditësimit të fundit janë saktesisht 31.161.

Province më e madhe e goditur mbetet ajo e Hubei, që ka regjistruar 69 viktima në reja në 24 orët e fundit.

Nga të infektuarit 4800 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.