Cilësia e ajrit, sidomos në vendet të cilat kanë pezulluar çdo aktivitet si pasojë e koronavirus, është përmirësuar ndjeshëm. Duke ndaluar qarkullimin e mjeteve të trasnportit mbylljen e fabrikave dhe pezullimin e fluturimeve, duket se bota më në fund po merr frymë lirisht.

Në Itali, Spanjë dhe Kinë, ka patur një ulje të madhe të toksinave të çliruara në ajër.

Koronavirus mund të jetë kthyer në makthin e njerëzimit, por nga ana tjetër ky virus i ka bërë një “nder” të madh planetit i cili më në fund duket sikur po pastrohet nga gjithë kimikatet dhe toksinat që çlirohen përditë.

Në imazhet e marra nga NASA, duke rënia e madhe e NO2, i cili prodhohet më së shumti nga mjetet e transportit dhe hidrocentralet. Sipas vëzhgimeve shkencore, në Itali dhe në Spanjë ndotja është reduktuar ndjeshëm, por nuk dihet ende nëse ky përmirësim i ajrit do të ndikojë në vazhdimësi apo me rifillimin e aktiviteteve të zakonshme do të rikthehet edhe ndotja e menjëhershme.