Pepe Reina ka simptomat e njëjta me të koronavirusit.

Portieri i Milanit i huazuar te Aston Villa thotë se po qëndron i izoluar duke konfirmuar se ka kollë të thatë, ethe edhe vështirësi në frymëmarrje.

Ai thotë se duhet të respektohen udhëzimet nga autoritetet për të qëndruar të izoluar.

“Unë kam pasur simptoma të koronavirusit”, thotë Reina për El Partiziado De Cope.

“Kam pasur një kollë të thatë, ethe dhe vështirësi në frymëmarrje këtë javë. Por ndihem më mirë tani.

“Unë shpesh i ndjek lajmet në Spanjë, Itali dhe Angli. Kam shumë njerëz afër meje dhe kjo është arsyeja pse unë jam i interesuar të di se çfarë po ndodh dhe vendimet që merren për këtë koronavirus.

“Sa më shumë ndjekim kufizimet, aq më shpejt gjithçka do të kalojë. Ne duhet të kemi një qëndrim serioz ndaj izolimit. Jam i sigurt se do të dalim nga kjo situatë na bashkon dhe forcon edhe më shumë”, thotë Reina.