Bota është pushtuar nga koronavirusi dhe po përballet me një krizë ku me qindra persona humbin jetën në ditë dhe me mijëra të tjerë janë të infektuar.

Disa imazhe vijnë nga satelitët e NASA-s që tregojnë një reduktim drastik të dioksidit të karbonit dhe gazrave të tjerë të çliruar nga fabrikat industriale, makinat etj. I gjithë ky ndryshim vjen si pasojë e masave që gjithë vendet e botës kanë marrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Fabrikat janë mbyllur, qarkullimi i makinave është ndalur, rrugët janë boshatisur. Duket se bllokimi dhe izolimi i gjithçkaje ka sjellë një të mirë, mundësinë e të parit qiellin blu, pas kaq shumë kohësh.

Sipas CNN numri mesatar i ditëve me ajër cilësor është rritur me 21.5% në shkurt, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Imazhet satelitore të publikuara nga NASA tregojnë një ulje dramatike të dioksidit të azotit, ato të lëshuara nga automjetet, termocentralet dhe objektet industrial. Nga 3 shkurti deri më 1 mars, dioksidi karbonit është ulur me të paktën 25%. Një nga ndotësit më të mëdhenj të botës është Kina, e cila kontribuon me 30% dioksid karboni çdo vit, por për shkak të koronavirusit dhe bllokimit të gjithçkaje në Kinë, prej disa muajsh është bërë e mundur reduktimi i ndjeshëm i ndontjes.

Izolimi vërtetë shkaktoi ulje të ndjeshme të ndotjes por frika është se si ky izolim do të ndikojë në ekonominë e shumë shteteve.

89974869_1051916695192083_4517858841483804672_n.png

90153345_289091088737453_4643256201306439680_n.png