Një specie e re e tiranosaurit që ka jetuar në Amerikën e Veriut rreth 80 milionë vite më parë është zbuluar nga shkencëtarët në Kanada.

Ky dinosaur është më I vjetri I njohur në Amerikën e Veriut.

Një tjetër specie tiranosauri u gjet në Kanada në vitin 1970, por jo kaq I vjetër.

Studiuesit thonë se ky zbulim u ka dhënë atyre një mundësi më të mirë për të pasqyruar evolucionin e tiranosaurëve.

Ky tiranosaur ishte I gjatë 2.4 metër, me këmbë të madhe dhe gunga në kafkë, ndërsa dhëmbët I kishte në formë thike më shumë se 7 centimetër të gjatë.

Emri I grabitqarit është Thanatotheristes Degrootorum, që do të thotë ‘Korrësi I Vdekjes”.

Disa pjesë të kafkës ishin gjetur në vitin 2010 nga një fermer.

Tiranosaurët ishin grabitqarët kryesorë në Tokë për miliona vjet, para zhdukjes së tyre 65 milionë vite më parë.

Shpresohet që ky zbulim të ndihmojë paleantologjistët të plootësojnë boshllëqet në njohuritë e tyre.

“Për shkak të natyrës së zinxhirit ushqimor, këta grabitqarë të mëdhenj të kulminantëve ishin të rrallë në krahasim me dinosaurët barngrënës ose bimë-ngrënës”, u shpreh njëri nga studiuesit.