Kosova e Shqipëria me marrëveshje të reja në ekonomi, drejtësi, siguri e ambient

shfoto-1_5151Kabineti i kryeministrit të Kosovës është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, që do të mbahet me datë 3 qershor, në Prishtinë.

Një ekip nga Kosova, të mërkurën do të udhëtoj për në shtetin shqiptarë me qëllim që të finalizohen materialet për marrëveshje. Këtë e ka bërë të ditur për KosovaPress, Sokol Havolli, këshilltar për çështje ekonomike i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.

“Përgatitjet janë duke vazhduar dhe janë në finalizim pikat e marrëveshjes. Të mërkurën do të udhëtojmë një ekip nga Prishtina për në Tiranë, për të finalizuar materialet për marrëveshje. Marrëveshjet e reja do të jenë në fushën e bashkëpunimit ekonomik, sigurisë, drejtësisë, ambientit e shumë fusha të tjera”, tha Havolli, për KosovaPress, përmes përgjigjeve elektronike.

Këshilltari i kryeministrit Mustafa, tha po ashtu se deri tash qeveritë nuk kanë finalizuar numrin e marrëveshjeve që do të arrihen në këtë takim.

Ndërsa i pyetur për kërkesën e ministres për Dialog, Edita Tahiri, që në mbledhjen e dy Qeverive të diskutohet për Preshevën, Sokol Havolli tha se deri tash nuk kanë diçka konkrete dhe duhet parë se çka munden të konkretizojnë për Preshevën.

Ndryshe, Edita Tahiri në mbledhjen e fundit të qeverisë, kishte thënë se gjendja e qytetarëve të Preshevës kërkon mbështetje, ngase, siç tha ajo, për dallim nga shqiptarët tjerë të rajonit ata të Luginës janë lënë anash.
“Për dallim prej shqiptarëve në rajon, gjendja e qytetarëve atje kërkon mbështetje për të mos i lënë jetim. Mendoj se është koha e fundit që të bëjmë shumë për ata edhe nga Shqipëria, edhe nga Kosova. Madje edhe vizitat i kemi të rralla të mos flasim për mbështetje tjera”, kishte thënë ajo.

Nga ana tjetër, me datë 3 qershor, është paralajmëruar se dy qeveritë do të vlerësojnë edhe të arriturat dhe efektet që janë bërë nga takim et e kaluara.

Kujtojmë se nga mbledhja e kaluar, dy kryeministrat, Edi Rama dhe Isa Mustafa, nënshkruan 11 marrëveshje shtetërore në fusha të ndryshme bashkëpunimi.

Ja 11 marrëveshjet e fundit mes Kosovës-Shqipërisë:

1. Protokolli ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës “Për zbatimin e Marrëveshjes Kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunimin në nxitjen dhe lehtësimin e tregtisë”.

2. Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës “Mbi Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Kontrollit të Brendshëm”.

3. Protokolli ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Bren dshme të Republikës së Kosovës “Mbi Shfrytëzimin e Përbashkët të Pajisjeve për Kontrollin e Kufirit”.

4. Protokolli ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës “Për Ndjekjen e Menjëhershme Ndërkufitare”.

5. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunim të Ndërsjellë në Fushën e Sigurisë.

6. Memorandumi i Mirëkuptimit “Për Forcimin e Bashkëpunimit Ndërmjet Ministrive të Financave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës”

7. Memorandum ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës “Mbi Bashkëpunimin në Fu shën e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”.

8. Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës “Në Fushën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor”.

9. Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës për “Bashkërendim Institucional për Përparimin dhe Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve në Arsimin Parauniversitar”

10. Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Diasporës së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës “Për Organizimin e Përbashkët të Mësimit të Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe në Mërgatë”.

11. Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Ministrisë së Diasporës të Republikës së Kosovës.

Burimi:(KosovaPres/E C)

 

 

 

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al