Përfaqësuesja e Kosovës në futboll për meshkuj kërkon të vijojë ecurinë fantastike, prej 15 takimesh pa humbje. Dardanët nuk humbin një takim prej tetorit të vitit 2017 dhe këtë ecurinë shpresojnë që ta ruajnë edhe në transfertën e vështirë përballë Anglisë.

Mbrëmjen e së martës, Kosova është mike e “Tre Luanëve”, me takimin e vlefshëm për kualifikueset e Euro 2020. Ndërkohë, ditën e sotme, përfaqësuesja e Kosovës ka udhëtuar drejt Britanisë së Madhe, ku pak minuta më parë ka bërë edhe zbritjen në ishull.

Takimi mes Anglisë dhe Kosovës luhet në stadiumin e Southampton në orën 20:45 të së martës. Aktualisht, grupin A e kryeson Anglia me 9 pikë pas tre ndeshjesh, e ndjekur nga Kosova me tetë pikë pas katër ndeshjesh.