Ekipi përfaqësues i Kosovës mëngjesin e sotëm është nisur drejt Anglisë, me të cilën do të përballet ditën e martë në ndeshjen më të rëndësishme për fatet e kualifikimit në Euro 2020.

Pas fitores kundër Çekisë, “Dardanët” tashmë kanë provën më të vështirë të Grupit A.

Anglia po kalon në një formë shumë të mirë, pas nuk ka pësuar humbje në eliminatore që nga viti 2009.

Ndërsa situatë të ngjashme po kalon edhe Kosova që në 15 ndeshjet e fundit numëron 10 fitore dhe 5 barazime.

Bernard Challandes kreu stërvitjen e fundit të dielën në mbrëmje para nisjes drejt Southamptonit mëngjesin e sotëm. Futbollistët tashmë janë nisur drejt ishullit dhe po kërkojnë të shkruajnë historinë.

Kosova do të jetë përsëri pa pesë lojtarët titullarë, Arbër Zeneli, Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Benjamin Kololli dhe Herolind Shala.