Në 224 ka arritur numri i personave të prekur me coronavirusi në Kosovë.Prej tyre 39 janë duke marrë tretmanin mjekësor në Ambulancës për Coronavirus pranë Klinikës Infektive.

Infektologia, Vera Berisha Ndreja ka njoftuar se 3 prej tyre janë në gjendje kritike për jetë.

Komuna më e prekur vazhdon të jetë Malisheva me 66 raste, ndërsa rritje ka në Prishtinë me 25, Vushtrri 21 e Mitrovicë e Veriut me 20.

Ndreja tregon se edhe fluks më të madh qytetarëve që kanë kërkuar t’u bëhen testet ka pasur gjatë mbrëmjes të së mërkurës.

Prej të infektuarve deri tani janë shëruar 37 persona.
E që nga 8 shkurti Instituti i Shëndetësisë Publike ka testuar afër 3 mijë mostra të dyshimta me virusin Covid 19.