Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës Faik Hoti, ka bërë të ditur se klubet e futbollit në Kosovë nga data 18 maj e deri më 1 qershor mund t’i zhvillojnë aktivitetet stërvitore.

Hoti tha se ndeshjet mund të vazhdojnë nga data 1 qershor, varësisht nga situata epidemiologjike.

Gjatë zhvillimit të aktiviteteve stërvitore, pjesëmarrësit në to duhet t’i zbatojnë masat mbrojtëse, të ruajnë distancën fizike dhe të mbajnë higjienën sipas kushteve të përcaktuara në Udhëzues.