Kreu i Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli bisedë me të rinjtë e shkollës profesionale industriale, Shkodër/ “Një zanat sot, punë dhe pagë më e mirë nesër”

Kreu Inspektoriatit të Punës, Dritan Ylli  ka bërë sot një vizitë në shkollën profesionale industriale në Shkodër. Tema e bisedës ka qënë bashkëbisedimi me nxënësit për rregullat e punësimit, të cilat janë shumë të rëndësishme si dije që ndoshta duhet të parashikohen në të ardhmen dhe në kurikulat e shkollës, për më tepër kur bëhet fjalë për arsimimin profesional.

“Ka ardhur koha të mendojmë për punësimin që në bankat e shkollës dhe jo pasi e mbarojmë atë. Eshtë shumë i rëndësishëm informimi i të rinjve, sidomos për sigurinë dhe shëndetin në punë, për të drejtat që ata do të kenë nesër si punëmarrës në vëndin e punës”, ka thënë Drejtori i Inspektoriatit të Punës, z. Dritan Ylli, i cili përreth 1 orë ka sqaruar personalisht të rinjtë se si duhet të informohen për tu njohur me të drejtat që duhet të kenë si punëmarres, se si duhet të jenë të përgatitur me të drejta të plota për të gëzuar një punë të denjë nesër.

“Të rinjtë me zanat kanë akses më të shpejtë për punësim. Një punonjës i kualifikuar ka mundësi për punë më të denjë dhe pagë më të lartë”, ka thënë kreu i Inspektoriatit, Ylli duke vënë theksin tek të pasurit të një profesioni sot është një meritë në tregun e punës, meritë kjo që të favorizon në punësim dhe pagesë.

Sipas Kreut të Inspektoriatit të Punës, z.Ylli bashkëbisedimi me të rinjtë e shkollave profesionale ka rëndësi të vecantë për Inspektoriatin si institucion, pasi arsimimi profesional është një derë ku nesër tregu i punës gjen mbështetje.

Ky takim me nxënësit e shkollës profesionale industriale në Shkodër vjen në vazhdën e takimeve të shumta që Drejtori Ylli po zhvillon kohët e fundit me objektivin e qartë: Informohuni për të ardhmen tuaj nesër se si të gëzoni një punë të denjë!

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al