Kreu i LSI-së, Petrit Vasili voton / “Të kemi maturinë e duhur, të kemi një proces të mençur dhe një votim të mençur”

Prononcimi i Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili pas votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit:

Në radhë të parë, ndryshe nga çdo të mendonit ju, do të doja të uroja vërtet me shumë sinqeritet gëzuar Bajramin mijëra e mijëra besimtarëve mysliman, fundin e një muaji i cili ishte një muaj sakrifice, por sot si duket është dita e çlirimit nga të gjitha pikëpamjet. Besoj shumë që mençuria e një populli të vjetër si i yni i cili gjithmonë ka bërë diferencën mes gjithë të tjerëve do të bëj edhe diferencën sot për një të ardhme jo vetëm më të ndritur dhe më të mirë dhe më me shpresë, por njëkohësisht dhe me krijimin e asaj hapësira e që të gjithë e presin e në mënyrë të veçantë të rinjtë e Shqipërisë.

 

Mendoni se do të jetë një proces i qetë z. Vasili?

Shpresoj shumë, e uroj me gjithë zemër të jetë një proces i qetë. Të kemi maturinë e duhur sikurse kemi demonstruar si një popull i mençur, të kemi një proces të mençur dhe një votim të mençur.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al