Krijimi erdhi pas dëshirave të vazhdueshme të klientëve për ta zgjatur sa më shumë shijimin e akullores, sidomos në këto ditë të nxehta të stinës.

E krijuar nga Biotherapy Development Research Center në Japoni, falë përbërjes së ekstraktit të polifenolit të nxjerrë nga luleshtrydhja. Akullorja e re, risi e kësaj vere, është edhe rezistente në diell. Krijimi erdhi pas dëshirave të vazhdueshme të klientëve për ta zgjatur sa më shumë shijimin e akullores, sidomos në këto ditë të nxehta të stinës. Shkencëtarët shpikën rastësisht në fakt një akullore që nuk shkrihet.

Fillimi i punës

Për të mbërritur deri te produkti i ri, u kaluan një seri tentativash për një ëmbëlsirë, duke përdorur edhe polifenolin. Pastiçierit, të cilit iu kërkua kjo lloj ëmbëlsire, njoftoi menjëherë qendrën kërkimore japoneze, ku shpjegoi se sapo u injektua polifenoli i luleshtrydhes në tortë, ajo u ngurtësua menjëherë.

Si veprojnë përbërësit

Profesor Ota, i Universitetit të Kanazaeas, thotë se polifenoli likuid ka aftësinë të mbajë shumë të lidhur ujin me yndyrën në kremin e akullores. Ndaj, shton ai, përbërësit e akullores do të rezistojnë më shumë nga i nxehti.

Rezultatet konkrete

Pas një testi të kryer, u vërejt se në temperaturë 28 gradë, akullorja rezistoi 5 minuta në diell, duke ruajtur formën dhe freskinë. Shkencëtarët madje flasin për një akullore të mbetur siç ishte në fazën fillestare, për tre orë jashtë nga frigoriferi.

Ëndrra bëhet realitet

Aktualisht në Kanazawa, të Japonisë është bërë më e thjeshtë jeta për dashamirësit e akullores. Përveç zgjatjes së shijes, nuk u duhet të përlyhen më nga shkrirja e ëmbëlsirës freskuese. Biotherapy Development Research Center ka nisur prodhimin dhe shitjen e akullores që nuk shkrihet. Kushton 4 euro për një ëndërr të vogël të bërë realitet. Cilësohet suksesi tregtar i momentit.