Kristi Xharau: “Delegacioni i LRI, ambasadorë të shkëlqyer në kryeqytetin e Bashkimit Europian”

kristi-xharauKongresi i të rinjëve socialist belg ishte një eksperienc mjaft frytdhënëse për delegacionin e LRI. Krijmi i partneriteteve të reja dhe kompaktësimi i atyre më të vjetra është një ndër objektivat kryesore të sekretariatit të jashtëm dhe kjo duket se ndodhi në mënyrën më të mirë me miqtë tanë belg. Kongresi ishte ndërtuar mjaft mirë me një grup kompakt, ide të qarta dhe njerëz shpresdhënës për një vend më të mirë të ndërtuar mbi parimet e Social-Demokracisë. Sigurisht nuk mungoj dhe fjala jonë dhe mbështetja në rrugëtimin që këta të rinj kanë nisur në politkën europiane.

Mesazhi ynë kryesor qëndroi fort në pjesëmarrjen e të rinjve në politikë si rrugëzgjidhjen më të mirë për një të ardhme të sigurt dhe sigurisht morëm si shembull forumin tonë ku përfshirja e të rinjve në politkë ka dhënë frytet e veta dhe ka krijuar një besim për një të ardhme plot shpresë dhe optimiste. Në përfundim të kongresit u siguruam miqve tanë ndihmën tonë në projektet pasardhëse dhe i njoftuam ata për projektin e sekretariatit të jashtëm, atë të ambasadorëve të LRI kudo në botë i cili po zhvillohet në shumë shtete të ndryshme të Europës me të rinjtë student me dëshirën për të ruajtur lidhjet dhe për të vazhduar udhëtimin në promovin e vlerave të social-demokarcisë, mirësisë, solidaritetit dhe mirëkuptimit.

Rrugët tona do të kryqëzohen sërisht në mbledhjet dhe kongreset e Internacionales Socialiste ku sëbashku do zhvillojmë frymën e bashkëpunimit në mbrojtjen e ideve progresiste dhe ideve inovative në të mirë të rinisë. Objektivi ynë mbetet dhe do të qëndrojë në zhvillimin e partneriteteve të reja dhe shkëmbimin e kulturave dhe ideve që do të ndihmojnë në një politkbërje të kalibrit europian.

Mirësia që forumi ynë ofron, programi politik, përfaqsia e të rinjve nuk është më vetëm një alternative, por duket se është i vetmi opsion në rikthimin e lavdisë së kahershme të partive të mëdhaja social-demokrate. LRI është një shembull për partitë simotra europiane dhe mëtej dhe sëbashku në drejtimin e zotit Meta duket se kanë gjetur zgjidhjen e një ngërci të politikave social-demokrate por dhe rrugën drejt një politikbërjeje plot mirësi, pozitivitet dhe mjaft shpresëdhenëse.

Kristi Xharau 

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

Te shenuara si:

Ju kerkojme ndjese por nuk u gjeten postime te ngjashme.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al