Kreu i shtetit ka nisur sot takime faktorët politikë në vend dhe personalitete për të diskutuar për krizën politike dhe kushtetuese në të cilën ndodhet vendi.

Pas takimit me krerët e opozitës, Presidenti është takuar pasdite me ish-Presidentin Rexhep Meidani.

“Së bashku me ish-Presidentin, Prof.Rexhep Meidani diskutuam sot për zhvillimet më të fundit në vend dhe rëndësinë e zgjidhjes së krizës së rëndë politike dhe institucionale”, shkruan kreu i shtetit në një postim në Facebook.