Kroacia zyrtarisht ka aplikuar që t’i bashkohet Eurozonës.

Ministri i Financave të Kroacisë dhe Banka Qendrore kroate kanë dërguar një letër të aplikimit shefit të Komisionit Europian për euro, Valdis Dombrovskis dhe presidentit të Bankës Qendrore të Europës, Mario Draghi.

Kroacia pritet t’i futet një procesi që do të zgjasë dy vite që quhet ndryshe edhe ERM.

ERM do i japë Bankës Qendrore të Europës kontrollin përmbi politikën monetare dhe vlerat e ndërrimit të valutave me qëllim që të mbajë kunën e Kroacisë në një vlerë konstante me euron.

Eurozona ka 19 anëtarë brenda Bashkimit Europian. Ndërkohë përveç Kroacisë edhe Bullgaria shpreson që të ndërrojë valutën e saj dhe të bëjë Euro-n si valutë shtetërore.