Krostatë me krem djathi dhe luleshtrydhe

Në vetëm 10 minuta mund të keni një ëmbëlsirë të shijshme që nuk do t’i rëndojë stomakut për gjithë ditën. Përdorni fruta të stinës sipas dëshirës, nuk është e thënë të jenë patjetër luleshtrydhet! Koha e përgatitjes-10 minuta

Koha e pjekjes-30 minuta

Përbërësit për tavë me diametër 24 cm:
1 brumë i gatshëm brisée
250 g djathë Mascarpone
50 g sheqer pluhur
lëkura e 1 limoni organik
250 g luleshtrydhe
lëngu i 1/2 limoni
2-3 lugë reçel luleshtrydhesh

Përgatitja:
Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C.
1. Shtrojmë brumin në tavën që e kemi lyer më parë me gjalpë e miell ose kemi shtruar letër furre. E shpojmë me pirun dhe e vëmë të piqet për rreth 30 minuta ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë lart e poshtë.
2. Ndërkohë përziejmë me pirun djathin Mascarpone me lëkurën e limonit dhe sheqerin pluhur dhe i lëmë në frigorifer deri në momentin që do t’i përdorim. I presim luleshtrydhet në feta të holla, ndërsa reçelin e ngrohim në zjarr të ulët me lëngun e limonit dhe i lëmë mënjanë.
3. Kur baza të jetë pjekur, e lëmë të ftohet plotësisht. E lyejmë sipër me reçelin, kremin, djathin Mascarpone dhe e zbukurojmë me feta luleshtrydhesh.

Burimi:(living.al)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al