Kryeinspektori Agasi në Analizën e 2016-ës për Inspektoriatin e Mjedisit pranë ISHMP: “Performancë dukshëm pozitive, jo vetëm në shifra por edhe efektivitet”

Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe i Pyjeve ka përmbyllur suksesshëm edhe një vit tjetër pune në kontrollin e e  veprimtarive që shkaktojnë ndotje në mjedis në territorin e Republikës së Shqipërisë.

 

Gjatë prezantimit të analizës e punës për vitin 2016, të Inspektoriatit të Mjedisit pranë ISHMP, z. Ergys Agasi, Kryeinspektor ISHMP, theksoi faktin se të dhënat shënojnë rezultate dukshëm pozitive, me një performancë cilësore dhe në rritje  të dukshme shifrash krahasuar me  vitin 2015,

 

Për 2016-ën Inspektoriati i Mjedisit,  ka realizuar 58% më shumë inspektime krahasuar me vitin 2015.

 

Si më poshtë rezultatet e punës Inspektoriatit të Mjedisit,  krahasuar kjo performancë me vitin 2015.

 

Gjatë vitit 2016 nga Inspektoriati i Mjedisit janë kryer gjithsej 7353 inspektime, ose 58% më shumë krahasuar me vitin 2015.

Në një pasqyrë të përgjithshme kemi shifrat si më poshtë

Janë vendosur 15.3% më shumë  gjoba se në 2015-ën me një vlerë monetare 7.9% më shumë se në vitin 2015.

Për herë të parë vitin e shkuar janë vendosur 11 dënime me paralajmërim.

Janë marrë masat për pezullime dhe mbyllje aktivitetesh me 48% më shumë krahasuar me vitin 2015.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al