Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në intervistën e dhënë për Nova Media e pyetur në lidhje me paketën antishpifje dhe ligjin që po diskutohet sot në Kuvend u shpreh se problemi kryesor qëndron te kufizimi i lirisë së shprehjes së qytetarëve dhe se Rama kërkon ta përdorë këtë ligj për të ndaluar qytetarët shqiptarë të shohin vjedhjet e tij dhe qeverisë.
“Dhe tashmë vjen kulmi te liria e shprehjes. Jo vetëm fjala e portaleve sepse Rama kërkon ta bastardojë thjesht në portale apo thjesht në media online te cilat nuk kanë transparencën, nuk kanë çelësat e të tjera kështu me radhë. Problemi është te liria e shprehjes së qytetarëve. Veprimet dhe deklaratat diktatoriale te mazhorancës tregojnë haptas që ata do ta votojnë ligjin edhe pse ka një reagim nga Komisioni Europian ku i bën thirrje që mos të nxitohen apo dhe një reagim nga Këshilli i Europës apo dhe nga OSBE, që unë nuk kam pasur pikën e dyshimit që këto deklarata kur bëhet fjalë që i cënojnë rrugën Edi Ramës veshët e tij janë shurdh por problemi qëndron jo vetëm te ligji sesa te mënyra arrogante dhe kriminale që Edi Rama dhe qeverisja e tij po kërkojnë të vendosin.

Vjen si rezultat i të gjithë historikut të ngjarjeve që janë krijuar gjatë gjithë kësaj periudhe. Tashmë njerëzit as nuk do të shikojnë më sepse do tu mbyllen dhe sytë. Sepse portalet ai nuk po i mbyll për fjalën, po i mbyll që njerëzit mos të shikojnë live sesi Edi Rama mashtron dhe sesi Edi Rama vjedh dhe korrupsionin haptas të qeverisë së tij. sot ne dëgju7am sesi u dënua me 1 vit burg Ervin Salianji, sepse denoncoi një aferë, një trafik drogë të vëllait të një ish-ministri të brendshëm. Mos u çudisni kur nesër. Sesi Edi Rama ka shpallur një portal faqe terroriste. Jeta osh qef. A e dini ju se pse akuzohet JOQ në Shqipëri? JOQ është një nga websitet online e cila është më antipolitikë, antiqeveri, që shan të gjithë politikanët. Që në momentin që ne kemi vendosur të jemi njerëz publik kemi marrë përsipër t’u japim të drejtën qytetarëve , gazetarëve, portaleve që të na gjykojnë. Është tjetër gjë kur shpif dhe ti për shpifje shkon në burg edhe është tjetër gjë kur ti i ke lënë të drejtën që të bëjë batuta. A e dini ju që Edi Rama e ka akuzuar JOQ për terrorizëm? Cili është terrorizmi që ka bërë JOQ? Joq është marrë me dhi me dele. Apo Brryli Brodway, apo DNSH etj. E mbyll dot sarkazmin e qytetarëve,. e mbyll dot gojën e qytetarëve? Kurrë!”-tha Kryetarja e LSI