Kryemadhi: Fatet e demokracisë janë më në udhëkryq se asnjëherë tjetër, dhe kjo kërkon krijimin e një fronti kombëtar opozitar

Mblidhet Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila mori disa vendime të rëndësishme.

Në hapjen e mbledhjes, Kryetarja e LSI-së, znj. Monika Kryemadhi, falënderoi edhe një herë anëtarësinë e LSI-së për mbështetjen e dhënë në zgjedhjen e saj në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Znj. Kryemadhi theksoi gjithashtu se LSI do të rivendos sovranitetin e institucioneve të cenuara rëndë nga zgjedhjet, përpara dhe pas 25 qershorit pasi demokracia në vend sot ka nevojë më shumë se kurrë për një opozite më të fuqishme se asnjëherë tjetër.

“Si kryetare e LSI-së duke shprehur edhe një herë falënderimin për besimin dhe përkrahjen që më dhatë për të qenë në krye të LSI-së, dua t’ju falënderoj edhe juve si bashkëpunëtor dhe të gjithë kryesinë aktuale dhe të gjitha forumet e LSI-së në të gjithë vendin për kontributin që kanë dhënë për rritjen e pandalshme të forcës tonë politike. Dua t’ju siguroj se sëbashku, LSI do të vazhdojë të njoh arritje të reja politike dhe elektorale si domosdoshmëri që demokracia në Shqipëri të fuqizohet dhe qytetarët shqiptar të rivendosin sa më parë të jetë e mundur sovranitetin mbi qeverisjen dhe institucionet të cenuara rëndë nga zgjedhjet, përpara dhe pas 25 qershorit. Kushtet e reja më imponuan që të pranoj ketë përgjegjësi, e shqetësuar jo vetëm për fatin e LSI-së, por për demokracinë në vend e cila sot ka nevojë më shumë se kurrë për një opozite më të fuqishme se asnjëherë tjetër, sepse mazhoranca e dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit është një mazhorancë fiktive përmes një procesi të deformuar dhe të manipuluar”,- tha Kryetarja e LSI-së.

Znj. Kryemadhi në fjalën e saj nënvizoi se fatet e demokracisë janë më në udhëkryq se asnjëherë tjetër, dhe kjo kërkon krijimin e një fronti kombëtar opozitar
“Fatet e demokracisë janë më në udhëkryq se asnjëherë tjetër, dhe kjo kërkon krijimin e një froni kombëtar opozitar, pa dallime ideologjike pasi themeli i demokracisë, vota e lirë, është goditur rëndë në mënyrë të strukturuar kriminale dhe epidemike në të gjithë vendin. Ndaj kërkoj nga të gjithë ju angazhimin tuaj maksimal dhe të gjithë anëtarëve të LSI-së dhe mbështetëseve të saj për t’u përgjigjur këtij momenti dhe përgjegjësisë politike më të madhe që LSI ka pasur ndonjëherë. Do të vazhdojmë me evidentimin e farsës së 25 qershorit, me fakte dhe dokumente të shumta të manipulimit, të dhunës policore dhe bandave kriminale, që shkaktuan deformimin e rëndë të votës së shqiptarëve në këto 25 vjet. Kjo detyrë tashmë do të mbetet një prioritet pasi opinioni minutë pas minute po njihet me fakte të reja dhe tronditëse të grabitjes dhe të tjetërsimit të votës së zgjedhjeve të 25 qershorit. Ne do të bashkëpunojmë me të gjithë faktorët politik dhe qytetar për përmbushjen e këtij misioni. Kjo është edhe një nga detyrat kryesore që ne do të kemi deri në procesin e fundit dhe gjithashtu do të vazhdojmë edhe me hartimin e axhendës dhe planit të punës deri në periudhën e fillimit të legjislaturës së re parlamentare”,- nënvizoi Monika Kryemadhi.

(Integrimi.al/ Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al