Sa më shumë të zgjaten negociatat, aq më shumë do të rriten edhe distancimi, vuajtjet, mjerimi, varfëria e shqiptarëve. Hapja e negociatave është e lidhur ngushtë me ekonominë shtëpiake të çdo shqiptari. Hapja e negociatave do të thotë që shqiptarët do të kenë mundësi për të jetuar më mirë. Do të kenë mundësi për të shkolluar fëmijët e tyre më mirë. Do të kenë një shëndetësi më të mirë, do të kenë një sistem drejtësie të pavarur që do të shërbejë për të luftuar kundër padrejtësive. Unë shpresoj që deri më datën 18 kur të jetë vendimi përfundimtar, Shqipëria të marrë një raport pozitiv sepse do të ishte një shpresë dhe një dritë jeshile për shqiptarët.