Pjesë nga intervista e Kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi në emisjonin Java

Edi rama e ka shumë të thjeshte të plotësojë 5 kushtet e opozitës nëse ka vullnetin dhe për të zgjidhur krizën. Kështu u shpreh në emisionin ‘Java’ Monika Kryemadhi. Duke marrë për shembull dosjet 339 dhe 184 ajo tha se kryeministri Rama ashtu siç bllokoi hetimin e këtyre dosjeve shumë thjesht mund t’i zhbollokojë ato duke plotësuar një nga kushtet e opozitës dhe Bundestagut gjerman.
Vendosja e 5 kushteve a përkon si fakt me kushtet për integrimin në Europë?
Është shumë e rëndësishme që PS-ja të bie darkod me kushtet e opozitës që janë shumë të thjeshta, 184, 339, dalja përpara drejtësisë e kriminelëve që kanë prekur votat dhe krijimi i klimës dhe garancisë qytetarëve që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme.

Po i kërkoni kryeministrit që të bëjë Prokurorin dhe të hetojë çështjen.
Po si e blloi çështjen kryeministri, ashtu ta zhbllokojë çështjen dhe jemi të gjithë koshient që çështja 184 dhe 339 janë të bllokuar nga zoti Rama dhe nëse nuk e kontrollon zoti Rama, atëherë Prokuroria të ngrihet dhe të zgjidhe krizën politike sepse kriza politike del prej sistemit të drejtësisë.