Kryemadhi: LSI mbështet kryerjen sa më të shpejt të Reformës Zgjedhore.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi pret Presidentin George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi priti sot në selinë e LSI-së, Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së-së George Tsereteli si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE, Roberto Montella. Kryetarja e LSI-së shoqërohej nga Kryetari I Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili si dhe deputetja e LSI-së Klajda Gjosha.

Gjatë takimit, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nënvizoi se LSI mbështet kryerjen sa më të shpejt të Reformës Zgjedhore. “Moskryerja e Reformës Zgjedhore para zgjedhjeve të 25 Qershorit 2017 u shfrytëzua nga qeveria për prishjen e zgjedhjeve, blerjen masive të votës dhe krijimin e kësaj qeverie, e cila po I bën shqiptarët të ikin nga Shqipëria për shkak të varfërisë, korrupsionit dhe kapjes së shtetit nga krimi dhe trafiqet”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Ajo theksoi gjithashtu se Reforma zgjedhore përpara çdo gjëje tjetër duhet ti jap përgjigje shumë të fortë problemit të blerjes së votës, si fenomen që po shkatërron të tashmen dhe të ardhmen e vendit. Kryetarja e LSI-së nënvizoi rolin shumë të madh që OSBE mund dhe duhet të luajë për Reformën Zgjedhore, për të adresuar fenomenet kritike të zgjedhjeve të fundit, por edhe për të reflektuar rekomandimet e mëparshme të OSBE-ODIHR-it.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al