Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një reagim për mediat iu përgjigj kryeministrit Rama duke u shprehur se është më mirë të jesh Shekspirian sesa vandal dhe i dhunshëm.

Pjesë nga deklarata

Ky që iu thotë artistëve, regjisorëve, ky njeri që ëndërroi gjithë jetën e tij që të luajë njëherë në atë skenë dhe prandaj e shkatërroi, sepse paaftësi e tij, mediokriteti i tij nuk ia dha shansin që të ishte i duartrokitur në atë skenë por përkundrazi ka qenë gjithmonë i përbuzur dhe i përzënë nga ajo skenë sepse gjithmonë ka dashur ta shkatërrojë atë skenë sepse nuk arriti dot të ishte pjesë e asaj skene, ky njeri që na thotë ne shekspirianë, po ku ka më bukur se të jesh shekspiriane, por më mirë shekspiriane se vandale, po më mirë shekspiriane se e dhunshme, më mirë shekspiriane se një bastard që mohon fëmijën e tij.
Dhe për ta bërë të qartë dhe për t’i thënë jo vetëm atij, por kujtdo që bëhet pjesë e tij, nuk do të ndalet njeri dhe do të rri njeri pa shpaguar atë që i kanë bërë qytetarëve. Kulmi i shkatërrimit dhe i rrënojave të shtetit shqiptar arriti me teatrin, arriti me kulturën, arriti me identitetin, kulmi i rrënojave të tij arriti me atë që kërkon të shkatërrojë trashëgiminë tonë kulturore. Normal që brezi i ri nuk di aq shumë, as për teatrin, as për letërsinë, as për historinë shqiptare sepse ai e rrënoi sistemin arsimor, e shkatërroi sistemin arsimor, sistemi arsimor dhe kurikulat e nxënësve shqiptar, nuk kanë asgjë për identitetin, për dinjitetin kombëtar, por për përkundrazi nuk ekzistojmë si komb për Edi Ramën dhe bandën e tij.