Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u prit në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Znj. Susan K. Falatko, Drejtore e Zyrës për Çështjet e Europës Qendrore e Jugore.

Znj. Kryemadhi ndau me znj. Falatko opinionet dhe shqetësimet lidhur me situatën e rëndë politiko-sociale në Shqipëri, si dhe angazhimin politik të LSI-së në këtë moment tepër delikat për vendin.

Ajo nënvizoi rolin e veçantë dhe vëmendjen e  SHBA për Shqipërinë, bazuar edhe në vlerat e jashtëzakonshme të demokracisë, që Amerika përfaqëson për vendin tonë.