Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e cilëson vendimin e ministrave të BE për t’i hapur negociatat Shqipërisë një lajm shprese për shqiptarët.

“Çelja e negociatave në parim është një lajm shprese për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Tashmë puna duhet të vazhdojë me plotësimin e kushteve, paralelisht me punën për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve tanë në këto kohë të vështira. 🇦🇱🇪🇺”, shkruan Kryemadhi.