Prononcimi i Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, rrugës për në protestë

Denoncimi fillon jo vetëm me procesin farsë të votimeve të rilindjes, ku mori goditjen ballore, ku as 10% e shqiptarëve nuk i votuan, ku ne po themi me një bujari të madhe, i thamë 15%, ku tregon që është minorancë e minorancës. Dhe ndërkohë në anën tjetër kemi një varfëri, që ka pllakosur Shqipërinë, kemi një largim në masë të të rinjve dhe të rejave nga mosha 16 deri në moshën 35 vjeç, që është popullata më energjike dhe më e jashtëzakonshme që ka nevojë sot Shqipëria në këtë periudhë tranzicioni. Protestat e opozitës që sot nuk janë më protesta opozite, unë mendoj që duhet ta ndryshojmë fjalën, janë protesta të shqiptarëve për t’i dhënë fund tranzicionit 30-vjeçar që ka kapur Shqipërinë. Dhe kjo protestë nuk është për të zgjidhur krizën e momentit, protestat tona janë për ta zgjidhur përfundimisht tranzicionin. Janë lodhur shqiptarët me këtë tranzicion kaq të gjatë, u lodhën me këtë shfrytëzim dhe abuzim të shqiptarëve. Mendoj që më shumë se kurrë nuk ka bërë vaki që ky reagim i jashtëzakonshëm, energjik, paqësor, qytetar i Shqipërisë, nuk e ka pasur Shqipëria në këto vite. Këtë reagim popullor kaq të madh e kemi parë vetëm në vitet ’90, kur ata u ngritën për të rrëzuar regjimin komunist.

Znj. Kryemadhi ndërkohë që vazhdoni aksionin opozitar, PS së bashku me opozitarët e rinj kanë votuar sot me 101 vota pro ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit…

Puna e tyre, është një parlament ilegjitim, që vjen si rezultat i parave të krimit. Nuk është problemi te 101 deputetët, as te 101 familjarët e tyre. Problemi është tek ajo çka shqiptarët duan sot. Unë mendoj që shqiptarët sot nuk kanë hallin e karriges së Metës, as të deputetëve shqiptarë. Pyesni kë të doni, nuk thërrasin për karrige, thërrasin sepse duan punë, duan taksa të ulëta, duna garanci për fëmijët e tyre, duan një Shqipëri në BE. Ne e dimë shumë mirë që Shqipëria me këtë qeveri nuk do të jetë kurrë pjesë e BE. Me këtë ecuri që ka marrë dhe ku e ka drejtuar Edi Rama jo vetëm ekonominë shqiptare, por dhe politikën dhe diplomacinë shqiptare, po e çon drejt izolimit total. Është shumë e qartë.

Znj. Kryemadhi, ndërkohë që ju vazhdoni aksionin opozitar, PS së bashku me opozitarët e rinj kanë votuar sot ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Meta…

Është puna e tyre. Ky është një Parlament ilegjitim, është një Parlament që vjen si rezultat i parave të krimit. Nuk është problemi te 101 deputetët, as te 101 familjarët e tyre. Problemi është tek ajo se çfarë duan sot shqiptarët. Unë mendoj që shqiptarët sot nuk kanë hallin as të karriges së Ilir Metës, as të deputetëve shqiptarë, pyesni kë të doni, pyesni të gjithë ata që thërrasin. Ata nuk thërrasin për karrige, ata thërrasin sepse duan punë, duan taksa të ulëta, duan garanci për fëmijët e tyre, duan një Shqipëri në Bashkimin Evropian. Ne e dimë shumë mirë që Shqipëria me këtë qeveri nuk do të jetë kurrë anëtare e Bashkimit Evropian. Në këtë ecuri që ka drejtuar Edi Rama jo vetëm politikën shqiptare, por edhe ekonominë dhe diplomacinë shqiptare, po e çon drejt izolimit total vendin. Është shumë e qartë. Sot kemi pasur edhe një përgjigje nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut të Strasburgut, e cila hodhi poshtë përfundimisht atë që opozita ka muaj të tërë që e thotë për sa i përket reformës në drejtësi. Vettingu me disa standarde, shkelja e të gjithë rregullave e ligjeve për sa i përket Vettingut dhe Kushtetutës është vetëm njëri rast i zonjës Xhoxhaj, por thonë që ka edhe raste të tjera, të cilat do të vijnë dhe do të kontestojnë. Pra, kapja e reformës në drejtësi nga Edi Rama dhe grupet kriminale, kapja e ekonomisë shqiptare për ta kthyer atë në një lavatriçe të parave të drogës, këtë gjë nuk e thotë opozita. Këtë e thotë raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit që vendi ynë është kthyer në një bazë operacionale e krimit të organizuar, e pastrimit të parave që nga Amerika Latine, të Amerikës, të Azisë e kështu me radhë.

A do ta lirojë Ilir Meta karrigen?

Pyesni Ilir Metën, mos më pyesni mua për të.

Na e keni dhënë shumë shpesh këtë përgjigje. A komunikoni ju me Ilir Metën?

Mua më bëhet shumë qejfi që unë komunikoj me Ilir Metën për sa i përket fëmijëve të mi, familjes sime. Nuk komunikoj me Ilir Metën për sa iu përket problemeve të tij presidenciale, apo edhe problemeve që ka LSI-a.

Znj. Kryemadhi, vajza e vogël që keni në krah, kush është?

Vajza që kemi ne në krah është një nga fëmijët e përkrahësve të LSI-së. Është Ana, nga Njësia 8.

Znj. Kryemadhi, a do të jetë një protestë e qetë dhe paqësore?

Të gjitha protestat kanë qenë dhe do të jenë paqësore. Çdo provokim që ka ardhur si rezultat i policisë dhe i grupeve provokatore që ka futur policia e Sandër Lleshit me shokë, ka dështuar.

Znj. Kryemadhi, më 30 qershor Presidenti tha që sugjerimi i dajreve që u bë protestë nëpër njësi në qendrat e votimit, ishin sugjerim i tij… Edhe për të marrë fëmijët në protestë ishte një sugjerim i Presidentit?

Nuk besoj. Zoti Meta e ka bërë një ditë përpara. Unë me thënë të drejtën një propozim të tillë e kam pasur nga një koleg i juaj, përpara disa ditëve. Është regjisor i famshëm, punon në një nga televizionet e oligarkëve, kështu që s’po ja përmend emrin.

Znj. Kryemadhi, në zyrat e bashkive ju keni disa kryebashkiakë. Cilat janë sugjerimet që ju i keni dhënë atyre?

Dua t’ju bëj të qartë: Sot shqiptarët nuk janë në shesh as për karriget e disa ish-deputetëve, as për karriget e disa kryetarëve bashkish, zgjedhjet janë në 13 tetor. Votimet e PS-së janë votime ilegjitime. Ka një dekret të Presidentit që e keni edhe në raportin e OSBE-ODIHR, ku znj. Glover e bëri shumë të qartë që mungesa e një Gjykate Kushtetuese e lë në fuqi vendimin e Presidentit. PS po të donte mund t’i drejtohej kësaj gjykate, por ka prej dy vitesh që e ka shkatërruar atë. Ndërkohë, nga ana tjetër edhe ka një proces tjetër të uzurpimit të sistemit të drejtësisë që shqiptarëve t’u grabitet pronat dhe të mos kenë ankime. Por që për hir të së vërtetës kjo marrëveshje politike është një marrëveshje e cila nuk mund të dalë mbi ligjin.

Znj. Kryemadhi a keni frikë ju nga drejtësia pasi Z. Rama ju ka akuzuar shpesh se këtë protesta janë bërë nga frika e drejtësisë.

Aman se na ngatërrohen zorrët e barkut, kur flet z. Rama për drejtësi. Të dalim që të dy bashkë edhe unë edhe ai përpara drejtësisë, por nuk e di se sa fashikuj do të… unë kam vetëm një problem me drejtësinë, që mund të quhet arsyeja e sjelljes së Edi Ramës në pushtet. Kjo është drejtësia, për të cilën unë dal përpara dhe këtë nuk e kam drejtësi para togave, as të Edi Ramës dhe askujt tjetër, këtë e kam drejtësi para Zotit. Atë që i kemi bërë këtij populli, që i kemi dhënë votat në 2013 dhe i kemi dhënë pushtet një njeriu të çmendur dhe të kapur nga krimi i organizuar, kjo është një drejtësi që ne nuk do ta paguajmë këtu, do ta paguajmë diku tjetër.

Më 13 tetor do të dilni me një kandidat?

Problemi është që edhe 13 tetori zonjë është pak problematik, sepse KQZ duhet të kishte filluar procesin e zgjedhjeve. Pastaj, ajo që dua të them dhe të jemi të sinqertë, sepse, sot nuk është çështje date, sot është çështje standardesh. A e patë në Greqi se si u bënë votimet? Mbaruan votimet, u shpall rezultati, brenda 24 orësh, sot është ditë e hënë, dje u bënë zgjedhjet, sot është betuar Kryeministri i Greqisë.

Znj. Kryemadhi, z. Mediu ka deklaruar që amerikanët janë investuar, që zgjedhjet të zhvilloheshin më 30 qershor. A ka marrë opozita garanci nga amerikanët që do të keni zgjidhje politike, zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Mos mendoni që ligjet e shqiptarëve janë me garanci ndërkombëtarësh, çdo ndërkombëtar respekton sovranitetin e çdo vendi. Zgjedhjet dhe zgjidhjet që ne marrim përsipër si popull dhe si parti politike, janë tonat, edhe kostot edhe përfitimet i marrim ne si opozitë morëm një vendim shumë të rëndësishëm, djegien e mandateve dhe nxjerra në diell të të gjithë procesit që Edi Rama ka hartuar për sa i përket grabitjes së votave. Mendoni zhgënjimin që kanë ambasadat në Shqipëri sot se pas 6 ditësh nuk flet njeri se si ky njeri i organizoi zgjedhjet vetë, i mori fletët vetë nga fabrika e prodhimit në Slloveni, as nuk i inventarizoi se nuk e ka thënë njeri këtë gjë që është një shkelje e ligjit, i shpërndau nëpër qendrat e votimit, nuk u kënaq, vetë ishte votues, vetë ishte numërues dhe prapë nuk ndenji pa i futur duart në kutitë e votimit, pra vesi del me shpirtin. Pra, ky njeri nuk rri dot pa vjedhur, ky njeri vjedh te koncesionet, ky njeri vjedh te pronat e shqiptarëve.

Po të kishit pozitat e Presidentit, do ta shpërndanit Parlamentin?

Si karakter duke e njohur veten time, nuk marr dot vendime si Presidenciale, jam njeri që nuk bëj kompromise dhe duke qenë që nuk bëj kompromise është shumë e vështirë për një njeri si puna ime që të marri vendime për stabilitet ose për të instaluar stabilokraci.