Gjatë takimit me strukturat drejtuese të LSI-së Tiranë, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se shumë shpejt do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme, të cilat sipas saj do të kenë një rëndësi të jashtëzakonshme sepse do të rrëzojnë fenomenin e çdo njeriu që kërkon të zaptojë dhe të kap shtetin. “Shumë shpejt do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe do të jenë zgjedhje të cilat do të përmbysin njëherë e përgjithmonë, do të zhdukin fenomenin e çdo njeriu që kërkon të marrë pushtet dhe ta zaptojë pushtetin për interesat e veta. Do të jenë zgjedhje të cilat do të ndërtojnë sistemin e vlerave, do të ndërtojnë sistemin e barabartë të institucioneve dhe do të ndërtojnë atë për të cilën ne kemi luftuar, për lirinë e fjalës, për lirinë ekonomike, për lirinë e mirëfilltë. Ne jemi qytetarë të lirë dhe duke qenë qytetarë të lirë, lirinë tonë nuk na i merr dot dhe nuk na i merr dot dhe as nuk na e shet dot njeri”, tha Kryemadhi.