Kryemadhi takim me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në SHBA, flet për 4 prioritetet e LSI

Gjatë qëndrimit në SHBA, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi vizitoi Qendrën “Open Gov Hub” në Washington DC.

Kryemadhi u takua me përfaqësues të 7 organizatave ndërkombëtare në Washington, me te cilet diskutoi per rendesine e reformave dhe rritjes se transparences ne qeverisje.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se LSI ka 4 prioritete: zhvillimi ekonomik, arsimi, siguria dhe shëndeti.

Ajo tregoi se shumica e mbështetësve të partisë së saj (80%) janë të rinj dhe të reja, të cilët sjellin mentalitetin e ri në vendimarrje dhe punojnë për të mirën e vendit të tyre(jo për interesa personale), ata përfaqësojnë shpresën për të ardhmen e për një klasë të re politike në Shqipëri.

Ajo tha gjithashtu se LSI është e shqetësuar në lidhje me veprimet e fundit për të privatizuar sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare, të cilat janë duke u lehtësuar korrupsion.

Praktikat qeveritare kanë krijuar kosto të madhe fiskale për shkak të skemave evasive PPP (Parteneriteti Publik-Privat).

Kryemadhi theksoi se këto kompani të cilat përfitojnë nga PPP-të kanë lidhje të forta korruptive me pushtetin, dhe se nuk ka aspak transparenë për qytetarët dhe taksapaguesit shqiptarë. Ajo u ndal gjithashtu te veprimet dhe qëndrimet e LSI për të qenë e hapur dhe transparente, duke përfshirë dhe faktin se LSI është e para parti, e cila ka implementuar standarte të reja për transparencën financiare në Shqipëri, duke publikuar informacion të plotë në kohë reale në lidhje me financat e partisë.

Çfarë është Open Gov Hub?

Qendra “The Open Gov Hub” është e fokusuar te transparenca dhe çështjet e qeverisjes së hapur, per te promovuar transparencën, llogaridhënien dhe përfshirjen e qytetarëve në qeverisje.

http://opengovhub.org/blog/6/2018/open-gov-advocates-meet-with-chairwoman-of-the-socialist-movement-for-integration-in-albania

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al