Kryeministri i Greqisë z. Alexis Tsipras uroi z. Ilir Meta për zgjedhjen në detyrën e lartë të Presidentit të Republikës.

Presidenti i zgjedhur z. Ilir Meta u telefonua sot paradite nga Kryeministri i Greqisë z. Alexis Tsipras, i cili e përgëzoi dhe e uroi për zgjedhjen në detyrën e lartë të Presidentit të Republikës.

Kryeministri, z. Tsipras, shprehu besimin se Presidenti, z. Meta, do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe të cilat kanë një rëndësi të veçantë jo vetëm në nivelin dypalësh, por edhe në atë rajonal.

Të dy interlokutoret diskutuan për situatën në rajon dhe nënvizuan se mbetet shumë i rëndësishëm forcimi i stabilitetit dhe rritja e bashkëpunimit rajonal.

Presidenti i zgjedhur, z. Ilir Meta, e siguroi Kryeministrit e Greqisë se do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe, në të mirë të dy vendeve, por edhe të rajonit tonë.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al