Kryeministri Vuçiç pret Inva Mulën

 13296162_1487729004585845_1232935198_n Sopranoja shqiptare me famë botërore Inva Mula, do të interpretojë të mërkurën në 25 maj, për herë të parë në skenën e Teatrit të Beogradit, rolin e Mimit në operën “La Boheme”. Performanca e Inva Mulës do të dirigjohet nga dirigjenti Dejan Cabic dhe do të shoqërohet nga kori dhe orkestra e Operës së Beogradit. Organizatorët tashmë kanë vendosur pllakatin e kësaj ngjarje, ku kanë prezantuar Inva Mulën, yllin ndërkombëtar të operës, e cila tashmë ka arritur në Beograd. Media serbe B 92 shkruan se një ditë para koncertit, në 24 maj, sopranoja do të pritet nga kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç. Sakaq, sopranoja shqiptare u prit sot nga kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, një ditë para se të interpretojë në skenën e Teatrit të Beogradit.Inva Mula është e ftuar speciale në këtë shfaqje, që realizohet në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar së fundmi mes Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë dhe atij serb. “Jam shumë e lumtur që shkoj në një teatër ku 71 vite më parë e madhja Tefta Tashko Koço ka kënduar “La boheme”. Kjo përbën histori. Unë këndoj për herë të parë në ketë teatër në periudhën postkomuniste”, është shprehur Inva Mula. Në nëntor të vitit 1945 ishte sopranoja Tefta Tashko Koço, e para artiste shqiptare që ngjitej në skenën serbe. Ajo interpretoi rolin e Mimisë tek opera e Puçinit “La Boheme”.

Sopranoja e njohur, Inva Mula, e lindur më 1963 në Tiranë, ka një aktivitet shumë të ngjeshur artistik dhe ka debutuar me sukses në operat më të njohura në botë.
E bija e Avni Mulës (bariton) dhe ruses Nina (soprano), Inva Mula hyri në rrugën e muzikës që e vogël. Ndoqi studimet në Liceun artistik “Jordan Misja” dhe më pas në Konservatorin e Tiranës. Në vitin 1987 fitoi konkursin “Këngëtarja Shqiptare”, më 1988 konkursin “George Enescu” në Bukuresht. Pas katër vjetësh në 1992 fiton konkursin ”Butterfly” në Barcelona. Ajo ka kënduar role të mëdha të operas botërore si Violetën, Antonia, Xhildën në skenat prestigjioze si Metroplitan të Nju Jorkut, Operan e Parisit, Vjenës etj. Në filmin “Elementi i pestë” në 1997 i jep zërin këngëtares në rol Lucia di Lammermoor në skenën “The Diva Dance”. Sopranoja Inva Mula ka marrë pjesë në koncerte dhe me tenorin e famshëm spanjoll, Placido Domingo, në 1993 merr një çmim në Operalia-n e parë të Placido Domingos në Paris. Ajo ka bashkëpunuar me tenorë të famshëm në operën e Bastille-s në Paris, në Bruksel, në Mynih dhe në Oslo.

Në vitin 1996 mori pjesë në operën Medee të Luigi Cherubini-t në Francë. Në 1998 rikthehet në operën e George Bizet “La Jolie fill de Perth”. Më vonë ajo luajti në “Ivan IV” të Bizet-it në Paris. Në vitin 2001 luajti në teatrin “La Scala”, Itali, pjesën e Verdit “Falstaff” dhe Riggoleto-n në Arenën e Veronës. Ka marrë pjesë rregullisht në “La Scala” ku luajti Lucia di Lammermoor, La bohème, Manon (2006). Sopranoja e fmashme ka luajtur gjithashtu disa herë dhe La traviata-n në qytete të rëndësishme si Tokio, Bilbao, Orange, Trieste dhe Toronto, etj. Sopranoja e famshme është nderuar edhe nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, me Urdhrin “Nderi i Kombit”

(Burimi:Balkanweb/Xh.N)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al