Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili i shpreh ngushëllime familjes së elektricistit Zamir Velaj

Petrit VasiliKryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, z. Petrit Vasili i shpreh ngushëllime familjes së Zamir Velajt, elektricistit që humbi jetën në krye të detyrës.

Duke e cilësuar një krim të shëmtuar që meriton një dënim të rreptë, z. Vasili i bën thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë me shpejtësi.

 “Dua t’i shpreh ngushëllime familjes së Zamir Velajt, elektricistit që humbi jetën në krye të detyrës.

Ky është një krim i shëmtuar që meriton dënimin më të  rreptë. Drejtësia duhet të veprojë me shpejtësi. Shprehim mbështetjen e plotë për çdo punonjës të shtetit që kryen me përkushtim detyrën dhe respekton e zbaton ligjin. Të merren nga shteti masa të gjithanshme për mbrojtjen e punonjësve gjatë ushtrimit të detyrës shtetërore”, theksoi z. Vasili.

Burimi:( integrimi.al / E.S )

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al