KRYETARI I KOMISIONIT TË SIGURISË KOMBËTARE NË LSI I FLET ME SHIFRA RAMËS: JA PSE DËSHTUAN NEGOCIATAT!

Flamur Çelaj, Kryetari Komisionit të Sigurisë Kombëtare i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ku thotë se negociatat janë përgjegjësi e kryeministrit Edi Rama. Çelaj i rendit disa pika e shifra kryeministrit si ilustruese të dështimit.

Më poshtë statusi i plotë:

Dështimi i negociatave, përgjegjësi e Kryeministrit!

1. Kultivimi dhe trafiku u kanabisit.
Sipas vetë deklarimeve të policisë,
në vitin 2014 të asgjesuara 551 114 rrënjë,
në vitin 2015 numëri shkon 650.333 rrënjë
në vitin 2016 rekordi shkon 3.000.000 rrënjë.

2. Pastrimi i Parave të Pista (PPP)
Për vitin 2017, raportohen 40 milion euro konfiskime të aseteve me prejardhje kriminale.
Rreth 30 milion euro nga këto konfisikme janë kryer për çështje penale të filluar nga autoritetet e huaja për shtetas shqiptarë me banim dhe veprimtari jashtë territorit shqiptar.
Pra këtu qeveria nuk ka gjetur para krim të organizur due para të pista ndërkohë gjithë qytetarë tregojnë me gisht nga ndërtimet shumë katshe që janë rritur me 300% referuar lejeve të ndërtimit.

3. Emigracioni Shqiptarve .
Në vitin 2013, pak marrjes së pushtetit nga ana e kësaj Rilindjes numri ka qenë 13.200 shtetas shqiptarë azilkërkues.
Në vitin 2015 numri i tyre arriti në 65 mijë.
Në vitin 2017, pas shumë përpjekjesh dhe ultimatumesh nga BE ky numër rra në 26 mijë që përsëri është i lartë.
Aktualisht vendi është kthyer si korridor i tu i tranzitit të shtetasve të vendeve aziatike e afrikane drejt Bashkimit Europian por nuk përjashtohet mundësia të konvertohet në një pikë grumbullimi dhe për rrejedhojë geto e europës.

Ps.
Reforma në Drejtësi , Reforma zgjedhore, Korrupsioni galopant dhe skemat korruptive e PPP janë të tjera argumenta që sollën dështimin e negociatave por për etik profesionale kam trajtuar më gjerë dhe me statistika çështjet qē kanë të bëjnë me sigurinë, sepse Siguria është ajo që më së shumti Europa kërkon.

Flamur Çelaj
Kryetari Komisionit të Sigurisë Kombëtare
Lëvizja Socialiste për Integrim

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al