Kryetari i Komitetit Drejtues Kombëtar Z.Shezai Rrokaj uron Presidentin e sapozgjedhur Z.Ilir Meta

Z.Shezai Rrokaj, Kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka uruar në faqen e tij zyrtare në Facebook, Presidentin e sapozgjedhur Z.Ilir Meta. Në prononcimin e tij zyrtar ai shkruan:

“Urime Kryetar! Përgjegjësi të mëdha, për njerëz të mëdhenj. Është rasti për të treguar edhe një herë se interesat e vendit janë parësore në raport me ato të partisë. Por vetë imazhi i saj në krye të vendit është përgjegjësi edhe më e madhe për ne, për të dalë forcë e parë. Aftësia jote e jashtëzakonshme për të ruajtur ekuilibrat politike në të mirë të stabilitetit të vendit është pasuri e vyer e kontributit të LSI-së.”

Burimi: (integrimi.al/G.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al