Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave në Kongresin Amerikan, Pete Sessions vlerëson Ilir Metën: “Punoi me të gjitha palët për përmbylljen me sukses të Reformës në Drejtësi”

1Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta ka marrë një mesazh nga Kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave në Kongresin Amerikan, z. Pete Sessions, i cili shpreh vlerësimet e tij për Kuvendin e Shqipërisë dhe popullin shqiptar për miratimin me unanimitet të Reformës në Drejtësi dhe përshëndet përpjekjet e z. Meta për të punuar me të gjitha palët në Kuvendin e Shqipërisë, përfshirë dhe opozitën, për përmbylljen me sukses të kësaj reforme historike.

Kryetari Sessions thekson se një sistem drejtësie i drejtë dhe i paanshëm, i mbështetur mbi një proces të pavarur dhe profesional Vetting-u, si dhe një sistem i ri i praktikave dhe procedurave të zbatimit të ligjit janë një shenjë e angazhimit të Shqipërisë për reforma dhe stabilitet.

3Kryetari Sessions shprehet me tej se ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, e modeluar sipas standardeve të Byrosë Federale të Hetimit në SHBA është edhe një moment krenarie personale, pasi babai i tij ka shërbyer si drejtor i FBI-së nën administratat e Presidentëve Regan dhe Bush i vjetri.

Si vende anëtare të NATO-s, vijon Kryetari Sessions, SHBA dhe Shqipëria punojnë së bashku në shumë çështje kritike të sigurisë dhe se Shqipëria kontribuon si një partner strategjik në luftën e përbashkët kundër terrorizmit.  Vendet tona ndajnë qëllime të përbashkëta për stabilitetin dhe sigurinë, demokracinë dhe zhvillimin ekonomik dhe angazhimi ynë i përbashkët është çimentuar nga marrëdhëniet mes popujve tanë, çka do të sigurojë një partneritet edhe më të madh në vitet që do të vijnë.

Burimi:( integrimi.al / E.S )

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al