Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta merr pjesë në Forumin e Liderëve Ndërkombëtarë të NDI në Filadelfia

ShBANë kuadër të pjesëmarrjes në Konventën e Partisë Demokratike Amerikane që po zhvillohet këtë javë në Filadelfia të SHBA, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta mori pjesë në Forumin e Liderëve Ndërkombëtarë të organizuar prej Institutit Demokratik Amerikan NDI. Gjatë ceremonisë së hapjes së këtij forumi të rëndësishëm që u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Kushtetutës në Filadelfia, ishin të ftuar udhëheqës politikë, kryetarë shtetesh e parlamentesh, parlamentarë, ministra, ambasadorë dhe përfaqësues politikë nga e gjithë bota.

SHBA 3Gjatë këtij forumi, Kryetari i Kuvendi z. Ilir Meta takoi mes të tjerëve edhe ish-Sekretaren e Shtetit Madeleine Albright, Kryetarin e Parlamentit të Suedisë Urban Ahlin, Kryetarin e Parlamentit të Gjeorgjisë David Usupashvili, Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, Kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, Eurodeputetët Gianni Pittella, Knut Fleckenstein dhe Tanja Fajon, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë politikë nga vende të ndryshme.

Gjatë shkëmbimeve të tij, z. Meta theksoi rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit strategjik me SHBA, në planin bilateral dhe në kuadër të NATO-s, në funksion të mbrojtjes së vlerave të përbashkëta demokratike dhe në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajone të ndryshme të botës, ku SHBA dhe Shqipëria janë aleate besnike.

SHBA 1Gjithashtu z. Meta shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer me Institutin Demokratik Amerikan dhe evidentoi kontributin tepër pozitiv të NDI në forcimin e parametrave demokratikë të Shqipërisë, veçanërisht në drejtim të rritjes së transparencës dhe demokracisë së brendshme të partive politike.

Gjatë punimeve të Konventës Demokratike dhe Forumit të NDI ku znj. Madeleine Albright dhe ish Senatori Tom Daschle mbajtën fjalën e hapjes, të ftuarit po ndjekin nga afër procesin e nominimit të kandidatëve zyrtarë të Partisë Demokratike për President dhe Zv. President të Shteteve të Bashkuara si dhe do të njihen me funksionimin e sistemit politik amerikan.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al