Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, mesazh urimi Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Paul Ryan dhe Kryetarit të Senatit të SHBA, z. Mike Pence me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, i ka dërguar një mesazh urimi Kryetarit të Senatit të SHBA, z. Mike Pence, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në letrën e tij, z. Meta i shpreh urimet më të sinqerta z. Ryan për 241 vjetorin e Ditës së Pavarësisë dhe shpreh bindjen se lidhja e shkëlqyer strategjike, partneriteti midis dy vendeve tona si dhe bashkëpunimi brenda Aleancës së Atlantikut të Veriut për t’u përballur me sfidat e reja globale, do të rritet më tej në të ardhmen. 

Më poshtë teksti i plotë i letrës:

 Drejtuar:              H.E.Mr. Mike PENCE

Kryetar i Senatit të Shteteve të Bashkuara

WASHINGTON DC

I nderuar Z. Kryetar,

Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim, ju shpreh urimet më të sinqerta për 241 vjetorin e Ditës së Pavarësisë.

Me rastin e kësaj dite të bukur dhe domethënëse kombëtare, i urojmë të gjithë amerikanëve në mbarë botën çdo sukses, paqe dhe unitet.

Jemi mirënjohës për mbështetjen e fortë dhe të sinqertë që na është dhënë përgjatë gjithë historisë. Jam i bindur se lidhja e shkëlqyeshme strategjike dhe partneriteti midis dy vendeve tona, si dhe bashkëpunimi brenda Aleancës së Atlantikut të Veriut për t’u përballur me sfidat e reja globale, do të rritet më tej në të ardhmen.

Përfitoj nga ky rast, të rinovoj ftesën time për ju për të vizituar Shqipërinë në një kohë  më të përshtatshme për ju.

Ju lutem pranoni urimet e mia të përzemërta për sukses në detyrën Tuaj të rëndësishme dhe sigurimet e konsideratës sime më të lartë.

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, i ka dërguar mesazh urimi Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, z. Paul Ryan, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Në emër të Parlamentit Shqiptar, z. Meta i uron kombit amerikan sukses dhe prosperitet, ndërsa thekson se Shqipëria dhe populli shqiptar janë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-të i kanë dhënë gjatë gjithë historisë vendit tonë.

Më poshtë teksti i plotë i letrës:

Drejtuar:          SH.T.Z. Paul RYAN

                        Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve

                        WASHINGTON DC

I nderuar Kryetar,

Në emër të Parlamentit Shqiptar dhe në emrin tim, dëshiroj t’ju përgëzoj për 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa festoni këtë ditë të veçantë në mbarë vendin, ju uroj juve dhe kombit amerikan sukses dhe prosperitet . Kjo nuk është një ditë e shënuar vetëm për SHBA-në, por për të gjithë botën, pasi etërit tuaj themelues kanë themeluar vendin më demokratik në botë.

Shqipëria dhe populli shqiptar janë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që vendi juaj na ka dhënë gjatë gjithë historisë. Kam besim se marrëdhëniet e shkëlqyera dhe unike, partneriteti strategjik dhe bashkëpunimi si anëtarë të NATO-s do të vazhdojnë të forcohen dhe të zhvillohen më tej.

Përfitoj nga ky rast, të rinovoj ftesën time për Ju për të vizituar Shqipërinë në një kohë më të përshtatshme për Ju.

Ju lutem pranoni urimet e mia të përzemërta për sukses në detyrën Tuaj të rëndësishme dhe sigurimet e konsideratës sime më të lartë.

Me respekt

 ILIR META

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al