Ilir Meta: Demir Hyskja përfaqësoi një plejadë artistësh të mëdhenj që bënë art në një kohë të vështirë

1Kryetari  i Kuvendit z. Ilir Meta ka marrë pjesë sot në homazhet që janë zhvilluar në ambientet e teatrin “Skampa” në Elbasan, në nder të aktorit të madh shqiptar, z. Demir Hyskja, ku  vendosi  dhe një kurorë me lule. Kryetari i Kuvendit z. Meta u shpreh se, ndarja e tij nga jeta në një moshë të re është një lajm i hidhur për të gjithë ata që e kanë njohur atë nga afër dhe një humbje shumë e madhe e artit shqiptar. Meta vlerësoi figurën dhe rolet e tij si shumë edukative, që bënin çdo fëmijë dhe të rritur të komunikonte  me të, si një njëri i afërt.

“Nuk mund të mos vija sot në Elbasan, për të nderuar dhe ndarë së bashku me të gjithë qytetarët shqiptarë dhimbjen  për një humbje shumë të madhe. Ndarja nga jeta e aktorit të madh dhe popullor, si Demir Hyskja  dhe të gjithë ata që kanë marrë këtë lajm të trishtuar janë ndier sikur kanë humbur një njeri të afërt. Ai ka bërë gjithçka për të krijuar  role të vërteta  dhe që janë të pavdekshme, duke hyrë në brendsi të rolit dhe artit. Nuk jam kritik në këtë fushë, por rolet e tij, sodomos ato që ishin për të risjellë sakrificat  e popullit tonë për liri dhe pavarësi, mbeten të spikatura dhe aktuale edhe në ditët e sotme. Demir Hyskja përfaqësoi një plejadë artistësh të mëdhenj që bënë një artë në një kohë të vështirë  dhe përmes artit që lanë trashëgimi kanë avantazhin  për të qenë  të përjetshëm.  Së fundmi  nuk mund të të mos vija edhe si Kryetar i Kuvendit, pasi ai ka qenë deputet para viteve 1990, por çdo parlament do ta kishte nder, pavarësisht sesi do të ndihej ai. Para viteve 1990 kemi pasur edhe deputetë që kanë përfaqësuar realisht popullin. Ka pasur edhe deputetë që kanë kontribuar edhe në ndërtimet e mëdha.Jam i bindur se të gjithëve do t’u mungojë mirësia e tij”, u shpreh z. Meta.

Burimi:( integrimi.al/ E.S )

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al