Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti Ambasadorin e Rumanisë, Mircea Perpelea

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, priti sot Ambasadorin e ri të Rumanisë, z. Mircea Perpelea, të cilit i uroi mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e tij të re në Shqipëri.

Kryetari i Kuvendit, z. Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe tradicionale mes Shqipërisë dhe Rumanisë dhe shprehu vullnetin e Kuvendit për intensifikimin e mëtejshëm të tyre, veçanërisht në drejtim të shkëmbimeve njerëzore dhe bashkëpunimit ekonomik.

Ambasadori i Rumanisë, z. Mircea Perpelea, shprehu kënaqësinë për fillimin e misionit të tij diplomatik në Tiranë dhe e siguroi Kryetarin Meta se Ambasada e Rumanisë do të jetë maksimalisht e angazhuar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, me fokus të veçantë në shkëmbimet ekonomike e tregtare.

Gjatë takimit, Kryetari Meta dhe Ambasadori Perpelea ndanë bindjen e përbashkët se marrëdhëniet ndërparlamentare janë shumë të rëndësishme në avancimin e bashkëpunimit të gjithanshëm mes dy vendeve mike, duke theksuar në përfundim se bashkëpunimi i ngushtë mes Shqipërisë dhe Rumanisë i shërben perspektivës evropiane të Ballkanit.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al