Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti Bashkëraporterët e Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta priti sot Bashkëraporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Andrej Hunko dhe z. Joseph O’Reilly me të cilët bisedoi mbi situatën aktuale politike në vend, avancimin e reformimit të sistemit të drejtësisë dhe mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve të ardhshme.

Meta vlerësoi punën e raporterëve dhe bashkëpunimin e ngushtë me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në mbështetje të aktivitetit parlamentar të Shqipërisë, veçanërisht në drejtim të rritjes së standardeve të transparencës.

Kryetari i Kuvendit Meta theksoi se situata aktuale politike në vend kërkon përgjegjshmëri nga të gjithë aktorët, transparencë maksimale për zbatimin e besueshëm të reformës në drejtësi dhe në veçanti të ligjit të Vetingut, implementimin e procesit të dekriminalizimit si dhe garantimin e standardeve më të larta bashkëkohore për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të qershorit.

Meta nënvizoi se vendi ka nevojë për një klimë konstruktive e të përgjegjshme politike që rrit kredencialet demokratike të Shqipërisë dhe përshpejton hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al