Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti Bashkëraporterët e Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

ilir-metaKryetari i Kuvendit, z. #Ilir_Meta priti sot Bashkëraporterët e Komisionit të Monitorimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Andrej Hunko dhe z. Joseph O’Reilly me të cilët bisedoi mbi zhvillimet e fundit politike në vend, reformimin e sistemit të drejtësisë dhe mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve të ardhshme.

Z. Meta vlerësoi punën e raporterëve dhe bashkëpunimin e ngushtë me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në mbështetje të aktivitetit parlamentar të Shqipërisë, veçanërisht në drejtim të rritjes së standardeve të transparencës dhe forcimit të institucioneve demokratike.

Kryetari i Kuvendit Meta theksoi se në kontekstin aktual, duhet punuar më tej për implementimin pa vonesa të reformës në drejtësi dhe në këtë kuadër fokusi duhet përqendruar në krijimin e një klime sa më bashkëpunuese dhe konsensuale politike në funksion të avancimit me axhendën e reformave kyçe për integrimin evropian të Shqipërisë.

Z. Meta vuri në dukje gjithashtu se vendi ka nevojë për progres në kryerjen e reformës zgjedhore në kohë dhe sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it ndërkohë që të gjitha palët duhet të reflektojnë një angazhim më të përgjegjshëm politik me qëllim garantimin e standardeve bashkëkohore, legjitimitetit dhe besueshmërisë së procesit kyç të zgjedhjeve të ardhshme.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al