Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti Kryetaren e Komisionit të Jashtëm të Asamblesë Kombëtare të Francës, Elisabeth Guigou

ilir-metaKryetari  i Kuvendit, z. Ilir Meta priti sot Kryetaren e Komisionit të Jashtëm të Asamblesë Kombëtare të Francës, znj. Elisabeth Guigou, me të cilën vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera politike, ekonomike e kulturore mes Shqipërisë dhe Francës.

Kryetari i Kuvendit, Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Shqipërisë dhe rikonfirmoi angazhimin për forcimin e dimensionit evropian, frankofon dhe mesdhetar në rajonin tonë.

Duke e falënderuar znj. Gigou për mbështetjen e të dy dhomave të Parlamentit të Francës në integrimin evropian të Shqipërisë, z. Meta u shpreh se Shqipëria mbështetet tek përkrahja e Francës në fazat e ardhshme të procesit të integrimit, veçanërisht në hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

ilir-metaNë këtë kuadër, z. Meta theksoi se Shqipëria do të avancojë me zbatimin e reformës kyçe në sistemin e drejtësisë dhe do të punojë fort për përmbushjen e të gjithë prioriteteve, duke vënë në dukje se Kuvendi po punon për reflektimin e rekomandimeve të progres raportit të fundit të Komisionit Evropian në Planin e Veprimit, veçanërisht për të rritur rolin mbikëqyrës dhe transparencën e aktivitetit parlamentar.

Nga ana e saj, znj. Guigou shprehu vlerësimin për arritjet e Shqipërisë sidomos në reformën e drejtësisë dhe çmoi miratimin me konsensus si një arritje e një shembull që duhet ndjekur edhe në miratimin e reformave me rëndësi kombëtare.

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm të Asamblesë Kombëtare të Francës siguroi mbështetjen e Francës edhe në të ardhmen për rrugën e pakthyeshme të Shqipërisë në familjen e Evropiane, vend të cilës Shqipëria i përket.

Në përfundim, z. Meta dhe znj. Guigou diskutuan edhe mbi zhvillimet e fundit në rajon, duke ndarë bindjen se Shqipëria ka një peshë të veçantë për mbarëvajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale, e cila lidhet ngushtë me sigurinë e gjithë kontinentit.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al