Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti një delegacion të Asamblesë Parlamentare të OSBE kryesuar prej Zv. Presidentit të saj, Roberto Battelli

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti një delegacion të Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të përbërë prej z. Roberto Battelli, Zv. President i AP OSBE, z. Andreas Nothelle, Përfaqësues i Veçantë i AP OSBE dhe z. Bernd Borchardt, Ambasador i OSBE në Tiranë.

Kryetari i Kuvendit, z. Meta shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e deritanishëm mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Asamblesë Parlamentare të OSBE, duke vënë në dukje se Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka një rol të rëndësishëm për forcimin e demokracisë dhe përmirësimin e standardeve të zgjedhjeve në Shqipëri, si dhe për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit.

Battelli dhe z. Nothelle rikonfirmuan gatishmërinë e Asamblesë Parlamentare të OSBE për të ndihmuar në lehtësimin e dialogut politik dhe vunë në dukje se progresi demokratik i Shqipërisë i shërben edhe paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të të gjithë rajonit.

Duke biseduar mbi situatën aktuale politike në vend, z. Meta nënvizoi se Shqipëria ka nevojë për një marrëveshje të përgjegjshme mes palëve e cila bazohet mbi parimin e gjithëpërfshirjes dhe dialogut konstruktiv politik.

“Askush nuk duhet të luajë me fatin e qytetarëve shqiptarë, ndaj sot më shumë se kurrë nevojitet pjekuri, përgjegjshmëri kombëtare dhe vullnet për të gjetur kompromisin e munguar me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme”, – u shpreh z. Meta në përfundim.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al