Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot në takim lamtumire Ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Florian Raunig

Florian Rauing 1Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, priti sot në takim lamtumire Kreun e Prezencës së OSBE në Tiranë, Ambasadorin Florian Raunig. Kryetari i Kuvendit, Meta i shprehu Ambasadorit Raunig mirënjohjen e thellë të Kuvendit për bashkëpunimin dhe kontributin e shkëlqyer të OSBE-së si dhe për rolin e veçantë drejtues të Ambasadorit Raunig gjatë të gjithë viteve të shërbimit të tij diplomatik në Shqipëri.

Z. Meta theksoi se falë drejtimit të Ambasadorit Raunig, Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka kontribuuar ndjeshëm në aktivitetin parlamentar të Shqipërisë, duke mbështetur rritjen e standardeve të transparencës dhe përcjelljen e aktivitetit parlamentar më pranë qytetarëve shqiptarë.

Ambasadori Raunig shprehu vlerësimin për bashkëpunimin e ngushtë mes OSBE-së dhe Kuvendit të Shqipërisë dhe shprehu bindjen se kjo traditë e shkëlqyer bashkëpunim do të vazhdojë të forcohet më tej.
Kryetari i Kuvendit z. Meta i uroi Ambasadorit Raunig suksese në detyrën e tij të re dhe e siguroi atë se dyert e Shqipërisë mbeten gjithnjë të hapura për miqtë e vjetër të vendit tonë.

Burimi:( integrimi.al / E.S) 

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al