Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot në takim Presidentin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, z. Michael Turner

thumbnail_IMG_2569Në kuadër të punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po zhvillohet në Tiranë, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti në një takim Presidentin e kësaj Asambleje, Kongresmenin Michael Turner.

Gjatë këtij takimi u diskutua për sfidat me të cilat ballafaqohet Aleanca e Atlantikut të Veriut, të cilat janë duke u diskutuar gjerësisht edhe gjatë punimeve të kësaj Asambleje, si situata në Lindjen e Mesme dhe rreziku që vjen nga terrorizmi dhe shteti islamik i ISIS, kriza e refugjatëve, situata e sigurisë në rajon dhe në kufijtë e Aleancës, politika e dyerve të hapura dhe anëtarësimi i Malit të Zi në NATO.

Z. Meta theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin e saj konstruktiv për paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe në misionet e drejtuara nga NATO në dobi të paqes dhe sigurisë globale.

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit nënvizoi rëndësinë që ka modernizimi i mëtejshëm i Forcave të Armatosura dhe strukturave të tjera të sigurisë kombëtare, duke rritur kapacitetet njerëzore, infrastrukturore dhe buxhetet respektive.

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, z. Turner shprehu falënderimet në emër të Aleancës për Kuvendin e Shqipërisë për organizimin e kësaj ngjarje madhore në Tiranë dhe theksoi se Shqipëria është një anëtar i përkushtuar dhe i vlerësuar i saj.

Burimi:(integrimi.al / E.S) 

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al