Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, Hoyt Brian Yee

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti sot Zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, z. Hoyt Brian Yee i cili shoqërohej prej Ambasadorit të SHBA në Shqipëri z. Donald Lu.

Kryetari i Kuvendit, z. Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA ndaj forcimit të institucioneve demokratike të Shqipërisë dhe vuri theksin mbi rëndësinë e thellimit të këtij partneriteti strategjik në interes të avancimit me reformën në sistemin e drejtësisë dhe me procesin e integrimit evropian të vendit.

Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA z. Hoyt Brian Yee e uroi z. Meta për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës dhe vuri në dukje se SHBA do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për të forcuar demokracinë dhe për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri.

Duke diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend, Kryetari i Kuvendit, Meta theksoi se mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme kërkon më tepër përgjegjshmëri e më shumë gjithëpërfshirje.

“Bojkoti nuk është zgjidhje dhe opozita duhet të gjejë të gjitha forcat për t’u përfshirë në procesin zgjedhor, për t’i shërbyer demokracisë dhe të ardhmes evropiane të vendit. Njëkohësisht, mazhoranca duhet të tregojë vullnet maksimal për përfshirjen e opozitës dhe respektimin e kërkesave dhe të drejtave të saj”,  – theksoi z. Meta.

Në përfundim, Kryetari i Kuvendit Meta u shpreh se gjithëpërfshirja dhe dialogu konstruktiv janë vendimtare për përshpejtimin e integrimit evropian, për sundimin e ligjit, për zbatimin e reformës në drejtësi dhe për legjitimitetin e institucioneve të vendit.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al