Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti Zv. Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Alexander Vershbow

NATONë kuadër të Sesionit Plenar të Pranverës të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po zhvillohet këto ditë në Tiranë, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta priti Zv. Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s z. Alexander Vershbow.
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta e falënderoi Zv. Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s z. Alexander Vershbow për pjesëmarrjen në Asamblenë Parlamentare të NATO-s si dhe për mbështetjen e vazhdueshme, duke vënë në dukje se mbajtja e këtij sesioni pranveror në Tiranë ishte një mesazh i mirë për rajonin dhe për vetë Aleancën, e cila përballet me sfida të mëdha pranë kufijve të saj.
Zv. Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, z. Alexander Vershbow shprehu vlerësimin për organizimin e shkëlqyer të Asamblesë Parlamentare të NATO-s nga Kuvendi i Shqipërisë dhe theksoi se NATO e vlerëson kontributin e Shqipërisë në të gjitha operacionet e Aleancës.
Në përfundim, Kryetari i Kuvendit Meta dhe Zv. Sekretari i Përgjithshëm Vershbow ndanë bindjen se çështjet e komplikuara gjeo-politike të këtij shekulli na detyrojnë që të forcojmë koordinimin mes anëtarëve, në shërbim të një vizioni sa më të qartë për të ardhmen trans-atlantike dhe për përqasjen ndaj rajoneve në kufijtë e Aleancës.

Burimi:(integrimi.al / E.S) 

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al