Kryetari i Kuvendit Ilir Meta shpreh ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur shqiptar Bujar Lako

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin e tij në këto momente të vështira familjes, kolegëve dhe të gjithë botës së artit, për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur shqiptar Bujar Lako.

Në mesazhin e tij, z. Meta shpreh ngushëllimet duke theksuar se: “Humbja e Bujar Lakos është një trishtim i madh për të gjithë. Ai ishte një nga yjet më të ndritshëm të skenës dhe kinematografisë shqiptare. Mirënjohje për Gjeneralin e madh të artit. Bujar Lako ishte shkolla e aktrimit dhe i njeriut qytetar. Ndarja nga jeta është një humbje e madhe por ai do të jetë i përjetshëm në filmat e tij”,- shpreh Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta.

Burimi:( integrimi.al/ E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al